Sadiku nesër nis garën në Kampionatin Botëror

Donjeta Sadiku do të nis nesër (e enjte) garën në Kampionatin Botëror të boksit për femra.

Në xhiron e parë, Sadiku do të ndeshet me japonezen Taguchi Ayaka.

“Donjeta është në formë të mirë dhe presim fitore. Nëse kalon xhiron e parë në gjiron e dytë do të pret fituesen e duelit në mes të boksieres nga Kenia dhe boksieres nga Republika Demokratike e Kongos”, thuhet në njoftimin e FboxK-së.