BOKSIERËT E KOMBËTARËS SË KOSOVËS TË GATSHËM PËR KAMPIONATIN BOTËROR NË BEOGRAD 24 TETOR – 06 NËNTOR 2021

Boksierë nga Kosova të përzgjedhur të përfaqesojnë Kosovën në Kampionatin Botëror janë të gatshëm për kët eviniment botëror që do të marin pjesë 105 shtete me 650 boksierë që është rekord i boksierëve pjesëmarrës në kampionate botërore deri me tani.
Boksierët tanë do të garojnë në tri kategori 54kg.Bashkim Bajoku,63.5kg.Shpetim Bajoku dhe 71kg.Patriot Behrami.

Boksierët tanë kan vazhduar me përgaditjet taktiko-teknike dhe nga 06 tetori janë në përgaditje të perbashkëta me selektorin Besim Brahimin dhe trajnerin Lirim Shllaku deri me 22 tetor kur do të udhëtojnë në Beograd.

Selektori Besim Brahimi është i kenaqur me formën e boksierëve dhe beson e shpreson të kthehen me medalje nga ky kampionat botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *