Gubetini kërkon fitore

Boksierja Albulena Gubetini kërkon fitore në Sofje.

Ajo është e përgatitur mjaft mirë dhe vetëm shpreson që të ketë edhe fat.

“Turneu ndërkombëtar për vajza  ‘Balkan’ në Bulgari, ku sot në ring paraqitet në kategorinë 70 kg Albulena Gubetini kundër boksieres nga Franca Emilie Sonvico. 

Meçi fillon në orën 16.00”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.