KAMPIONATI EVROPIAN PËR SHKOLLAR 10-21 GUSHT SARAJEVË (B.e H.)

Kosova siguroi dy medalje

Luan Morina sonte në qerekfinale luftoi si luan dhe u kualifikua per gjysmëfinale dhe siguroi medaljen e bronzet.
Sot me 17 gusht në ring u paraqiten: Në gjysmëfinale nga ora 15h. Suela Canolli bokson kundër boksieres nga Rusia Arina Pavlova. dhe pësoi humbje Suela Canolli edhe pse humbi ka siguruar medaljen e bronzët.
Ndërsa nga ora18:00. në qerekfinale në luftë për medalje boksoi Luan Morina kundër boksierit Hungarez Horvath Laszio. te cilin e mundi me rezultat 4:0 dhe siguroi medaljen e bronzet dhe në gjysmëfinale bokson kundër boksierit nga Rusia.

Luan Morina edhe sonte tregoi se ka zemerluani dhe gjatë tre raundeve luftoi si luan dhe me plot merit u kualifikua për gjysmëfinale.Luan Morina në eliminatore mundi boksierin nga Bellorusua.
Trajneri Faton Xhakli është i kënaqur me boksin qe treguan boksietet tane poashtu edhe me rezultatin deri me tani.
Në kët Kampionat me not të lartë drejtësine pe ndan edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Duhet cekur se shumica e shteteve kan ardh me komplet ekipet nga 13 boksier dhe nuk kan arritur të sigurojn dy medalje, e Kosova po merr pjesë me 3 boksier dhe ka siguruar 2 medalje që është sukses i madh.