KOMBËTARJA E KOSOVËS NË BOKS E PËRGADITUR PËR KAMPIONATIN EVROPIAN U22

Boksierët e Kombëtares së Kosovës në boks (Senior ) nesër me 15 qershor udhëtojnë në Kampionatin Evropian U22 që mbahet nga 15-25 qershor në Roseto degli Abruzzi (Itali).
Boksierët tanë nga 31 Maj kanë zhvilluar përgaditjet speciale në Durrës (Shqipëri),nën udhëheqjen e selektorit Shefki Bogujevcit i cili beson dhe shpreson se boksierët tanë janë në formë të mirë dhe të gatshëm për këtë kampionat Evropian, dhe do të stolisen me medalje.
Në kampionatin Evropian do të marrin pjesë boksierët: Në 52kg.Bashkim Bajoku, 69kg.Patriot Behrami, 81kg. Besart Pireva dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli i cili do të ndajë drejtësinë.
Në Kampionatin Evropian U22 ka qenë i paraparë të marrë pjesë edhe njëri nder boksierët më të mirë të Kosovës në 64kg.Shpëtim Bajoku, por meqin e fundit ka lënduar dorën dhe nuk mund të marrë pjesë.
Poashtu ekipit për kampionatin Evropian U22 ishte e paraparë ti bashkangjitet edhe boksierja Donjeta Sadiku (60kg) e cila ishte në kualifikime në Paris për L.O.Tokyo2020 ku pësoi një lëndim dhe selektori Besim Brahimi nuk e pa të arsyeshme që të marrë pjesë në këtë kampionat Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *