Nga sot boksierët e moshës 17-18 vjeçare të Kombëtares së Kosovës filluan përgatitjet në Brezovicë.

Boksierët e Kombëtares së Kosovës po përgatiten në Brezovicë, për sfidat e ardhshme.

Federata e boksit e Kosovës, sipas planprogramit të paraparë për  përgatitje bazike (malore) me boksierët cilësor të kombëtares së Kosovës, që janë të ndarë në 3 grupe, vazhdon me grupin e tretë.

Përgatitjet  bazike fillojnë nga 19 – 30 korrik 2020, do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra në Brezovicë në ambient të hapur, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj.  Do të stërvitet 3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP.

Në stërvitje do të marrin pjesë 10 boksierë, sipas vendimit të BE te FBOXK-së, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 metra.

Në përgatitje udhëtuan: Leonit Gubetini, Luar Aliu, Çlirim Berisha, Gentrit  Gashi, Samir Malsori, Lorent Murati, Remzo  Mustafiq, Altin Shala, Renat Mehmeti dhe Leonit Muhaxheri. Trajner Shefki Bogujevci.