Patriot Behrami dhe Leotrim Rexhepi shkëlqyen në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë”.

Sot në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë” në 56kg.Leotrim Rexhepi mundi me ndërprerje në raundin e 3 boksierin nga Bullgaria Darislav Vasilev.
Rexhepi tregoi boks jashtëzakonisht të mirë dhe boksoi për mrekulli ku kundërshtarin bullgar Vasilev e solli 3 herë në nokdaun dhe gjyqtari në ring ndërpreu meqin në raundin e tretë.
Në 69kg.Patriot Behrami edhe sonte në gjysmëfinale shkëlqeu duke mundur bindshëm boksierin nga Serbia Vladimir Gubas.
Patrioti tregoi boks cilësor dhe teknik të përsosur dhe gjatë gjithë kohës u duartrokit nga shikuesit e pranishëm në palester.
Patriot Behrami është njëri ndër boksierët kryesorë për të fituar trofeun “Gongun e Artë”.