MBLEDHJA E KOMISIONEVE TË EUBC

Dje dhe sot 11 – 12 dhjetor në Assisi (Itali) u mbajten takimet e rregullta të komisioneve të garave pran Federates Evropiane të boksit EUBC .

Në komisionin e organizimit të garave për femra antar është edhe kryetari i FboxK Ramadan Selimi ,dhe u diskutua shumë për të arriturat dhe të metat e garave të fundit në Kampionatin Botëror në Indi.
Ishte pike e veqantë dhe shumë interesante rreth problemit të Donjeta Sadikut që nuk ju lejua hyrja në Indi nga autoritetet qeveritare Indiane.

Kryetari I FboxK Z.Ramadan Selimi ngriti zërin për këtë ndodhi dhe tani ka shqetsimin në veqanti për Kampionatin e ardhshëm Botëror që do të mbahet në Indi,kur dihet se ky kampionat është edhe për Normë Olimpike Tokio 2020.

Njiherit z.Selimi ju tregoi se Kosovën me 10-12.12.2017 e ka vizituar presidenti I Anoc-ut Al Sabah dhe ju ka premtuar sportistëve tanë se nje gje e tille nuk do te perseritet më siq ka qenë me Indinë.