TURNEU NDËRKOMBËTAR “BALKAN” PËR BOKSIERE(FEMRA)- SENIORE DHE YOUTH (TË REJA)–Sofje (Bullgari) 17 -23. Tetor 2017

Ekipi i kosovës në boks sot me 17 tetor udhëtoi për Sofje (Bullgari) që të mare pjesë në turneun ndërkombëtar për femra “Balkan”.

Kosova përfaqësohet nga boksierja e mirënjohur nënkampionja e botës 2015 kampionja e Evropës 2016 ,nënkampionja e Evropës 2017,trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar që do të ndajë drejtësinë në këtë turne Latif Demolli.
Duhet cekur se Donjeta Sadiku dy vite me rradhë ka fituar medaljen e arte në këtë turne të madh për boksiere që marin pjesë më se 26 shtete.

Ky turne ështe i rëndësishëm që boksieret pjesëmarëse ta sprovojn vetën dhe të bëjne meqe para kampionatit Botëror që do të mbahet në Indi me 19 – 26 Nëntor,ku edhe Donjeta Sadiku do të mbrojë titullin e nënkampionës dhe të luftoje për titull kampione e botës 2017.