KAMPIONATI EUROPIAN PËR JUNIOR.

KAMPIONATI EUROPIAN PËR JUNIOR.

Erdonis Maliqi korri fitore bindëse 5 me 0 kundër boksierit Slloven Rebernic Ziga dhe u kualifikua për qerekfinale ku do të luftojë për medalje kundër boksierit Sllovak Triebel Alex që sonte mundi boksierin nga Izraeli.Maliqi që nga raundi i parë nisi furishëm dhe kishte iniciativen duke goditur kundërshtarin me goditje precize, edhe pse boksieri Slloven ishte një boksier luftarak dhe i mire por Maliqi edhe njëher tregoi se është boksier i mirë dhe perspektiv.

Selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin që tregoi Maliqi dhe pret që të korre sukses edhe ndaj Sllovakut dhe të siguroi medaljen e bronztë.
Poashtu edhe gjygjtari ndërkombëtar Latif Demolli i cili po ndanë drejtësinë në këtë Kampionat Europian është vleruar me nota të larta për paraqitjet e tija.

21617731_296175307455023_8190890497336715084_n

21686364_296175314121689_3173491486791358153_n

21761756_296175310788356_8010152920836356071_n