KOSOVA PJESËMARËSE NË KAMPIONATIN BOTËROR PËR SENIOR NË HAMBURG (GJERMANI)

Federata e boksit e kosovës ka marë konfirmimin nga Federata Botërore E Boksit AIBA nga presidenti Ching Kuo Wu për pjesëmarjen e Kosovës në Kampionatin Botëror në Hamburg të Gjermanisë 25 gusht – 02 shtator,me 1 boksier ne 52kg.Lireidon Tahiri.
FboxK ka berë kërkesen për pjesëmarje dhe 2 boksierëve me pervojë ndërkombetare 81kg.Fisnik Muharremi dhe 69kg.Besart Kurhasku,pasi qe shteti i Ukrainës (Ministria e punëve të jashtme) nuk lejoi boksierët e Kosovës të marin pjesë në kampionatin Evropian që ishte kualifikues për kampionatin botëror.
Prandaj FboxK kërkoi nga AIBA që boksierët tanë të marin pjesë me Ftesë në kampionatin botëror ku edhe kërkesa u realizua.
Por FboxK do të bëj edhe një shkresë zyrtare AIBA-s dhe presidentit Ching Kuo Wu që Kosova të merë pjesë edhe me nji boksier me pervojë ndërkombëtare dhe që është në formën e duhur që nuk i kanë ndërprer përgaditjet në 81kg.Fisnik Muharremi i cili ka qenë në listë për pjesëmarje në kampionatin Evropian në Ukrainë.
Mbesim me shpresë se Kosova do të mare pjesë me 2 boksierë në kampionatin Botëror.

 

20023926_1574781309259314_9027391496158088122_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *